Paris SG, lista e të padëshiruarve ka plot 9 futbollistë!

Nuk është e lehtë që të mbash Kilian Mbapenë, të kesh Lionel Mesin e ndoshta të të mbetet “pilaf” edhe Nejmari. Edhe një klub me fuqi shumë të madhe financiare si Paris SG duhet të bëjë disa llogari, pasi askush nuk dëshiron të shpenzojë pa fund. Mediat franceze informojnë se drejtuesit kanë përpiluar një listë prej 9 lojtarësh të padëshiruar që normalisht duhet të largohen këtë verë. Tek lista bëjnë pjesë Vajnaldum, Ikardi, Herrera, Geje, Kurzaua, Draksler, Ebimbe, Rafinja dhe Sergio Riko. Llogaria nga trajneri Galtie dhe drejtori sportiv, Kampos, është që ata të mos luajnë sezonin që vjen, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Nejmarin.

Sfidanti.al