Arsenali ‘josh’ Bajernin me 150 milionë euro për Olise

Rryma e thashethemeve rreth Majkëll Olise të Bajernit vazhdon të qarkullojë. Tani, po flitet për një ofertë të jashtëzakonshme. Sipas raportimeve, Arsenali po bën përpjekje serioze për të transferuar Olise. Raportohet se “Topçinjtë” janë të gatshëm t’i ofrojnë Bajernit 150 milionë euro për të liruar francezin nga kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë verën e ardhshme.

Thuhet se drejtuesit e klubit të Premier Ligë po përgatitin aktualisht një ofertë të tillë. Edhe Olise vetë thuhet se është i hapur për një rikthim në Angli. Olise është i lidhur me kontratë te Bajerni deri në vitin 2029. Është shumë e dyshimtë që klubi i Mynihut do ta lejojë sulmuesin e krahut të largohet këtë verë. Olise është një nga lojtarët kyç të ekipit. Këtë sezon, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë dhjetë asistime në 20 ndeshje konkurruese.

sfidanti.al