Rodrigo dyfishon rrogën dhe Reali e blindon me 1 miliardë euro!

U realizuan pjesërisht dëshirat e të dyja palëve. Një rinovim ndodhi tek Reali i Madridit pasi sulmuesi brazilian firmosi kontratën deri në 2028, ndonëse fillimisht donte deri në 2027. Nga ana tjetër, klubi ia ka rritur “tagjinë”. Rroga do të jetë 7 milionë euro në sezon, nga rreth 3.5 që ishte deri tani, e mund të shkojë në 8 milionë me shpërblime të ndryshme. Sipas vlerësimit të tregut, kartoni i Rodrigos arrin në 60 milionë euro, por dihet se në Spanjë gjërat funksionojnë ndryshe pasi klauzolat nuk mund të jenë më pak se 3-400 milionë euro. Në rastin e Rodrigos, kjo klauzola transferimi është 1 miliardë euro, diçka që ngjan si një përrallë vere. Vetë Reali e mori për 45 milionë euro në 2019, ndërsa sot në moshën 21-vjeçare ai po tregon shumë më qartë potencialin e tij.

Sfidanti.al