A do ta bëjë Partizani atë që kërkon trajneri Mehmeti, të harrojë fitoren e parë?!

Deri tani është bërë gjysma e punës, ndonëse duket se kanë shanset më të mëdha për t’ia dalë. Futbollistët e Partizanit dhe trajneri i tyre, Dritan Mehmeti, do të kenë këtë të enjte sfidën e dytë në Ligën e Konferencës, atë vendimtare. Fitorja 1-0 në Gjeorgji e bën ekipin shqiptar favorit për të eliminuar Saburtalon, por Mehmeti ka një këshillë për lojtarët e tij. “Ne duhet ta harrojmë ndeshjen e parë, – thotë ai, – ne duhet të mendojmë se gjithçka nis nga e para. Do të duhet të luftojmë sikur nuk kemi bërë asgjë. Ne mund t’ia dalim, por duke dhënë 100 për qind”. Trajneri e ka të qartë shkallën e vështirësë, por edhe vetëbesimi nuk mungon. “E dimë se Saburtalo është ekip i fortë dhe me talent, punon mirë me Akademinë, ka edhe 4-5 lojtarë në kombëtare, por edhe ne e dimë se jemi të fortë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mehmeti nuk dha hollësi për mënyrën e lojës, ndërsa pranoi se ekziston rreziku dhe presioni.

Sfidanti.al