Thoshin se Spanja ishte favorite në Europianin e femrave, por e mundi Gjermania

Jo më kot kjo skuadër është 8 herë kampione e kontinentit dhe përvoja nuk blihet dot me para, ashtu si edhe koha. Gjermania e tregoi veten sërish një superfuqi të futbollit të femrave duke mundur 2-0 Spanjën në ndeshjen në grup në Kampionatin Europian në Angli. Golat e shënuar nga Klara Bul (Buhl) dhe Aleksandra Pop ishin në pjesën e parë, pra vajzat “teutone” nuk e diskutuan edhe aq fitoren duke u kualifikuar për në çerekfinale, ashtu si edhe Anglia. Këto dy skuadrat mund të ndeshen vetëm në finale, nëse arrijnë deri aty. Spanja ishte një zhgënjim duke bërë gabime e duke falur golin e parë, ndërsa u ndje mungesa e lojtares më të mirë të botës vitin e kaluar, Aleksia Putejas e Barcelonës që ishte e dëmtuar.

Sfidanti.al