Përse Bundesliga e cilëson Sadio Manenë si “yllin anti-modern” të futbollit?!

Në faqen zyrtare të kampionatit gjerman u botua një shkrim me një titull dhe me një frymë të tillë. Sadio Mane, një emër i lavdishëm i këtij sporti në epokën tonë, është një shembull krejt i ndryshëm nga një Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi apo Nejmar, sa për të thënë disa emra. Sulmuesi senegalez është i shkëlqyer në fushën e lojës, dhe jo më kot ka shënuar 120 gola e ka dhënë 38 asistë në 269 ndeshje për Liverpulin, po ashtu është tepër ndikues jashtë fushe, dhe më shumë merret me ndihmën për shokët e skuardës sesa me shtimin e lavdisë për vetveten. Edhe pse ka fituar Premier Ligën, Championsin dhe Kupën e Kombeve të Afrikës, Mane nuk e ka harruar nga ka ardhur dhe mbetet tepër i thjeshtë. Për këtë arsye, në Gjermani kanë nisur ta quajnë “futbollisti anti-modern i ditës”.

Sfidanti.al