Dibalën e duan Roma dhe Napoli, e do edhe Interi që më parë do marrë një mbrojtës!

“Në sulm kemi Lukakun, ndërsa në prapavijë kemi një pozicion bosh”. Kështu u shpreh trajneri i Interit, Simone Inzagi, pas ndeshjes së fituar 4-1 ndaj Luganos në miqësore, dhe synimi i zikaltërve mbetet Bremer i Torinos, që u shpall mbrojtësi më i mirë i Serisë A për sezonin e kaluar. Po Dibala? Ndoshta po, veçse Inzagi e Marota kanë nxitim për mbrojtjen, e pastaj po pati mundësi financiare dhe nëse nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim, mund të luftohet edhe për argjentinasin. Dibalën e duan edhe Roma e Napoli, ndërsa Milani duket i tërhequr nga gara, të paktën kështu thonë në Itali.

Sfidanti.al