Tri vajza të reja kanë realizuar një dhunim seksual ndaj një futbollisti në Angli, dhe tani janë para gjyqit. Ato e takuan lojtarin 20-vjeçar, i dhanë të pijë dhe pasi e bënë tapë me vodka në një lokal nate, e futën në një apartament ku u tallën me të, dhe e abuzuan seksualisht. Brogan Xhilard (26 vjeç), Pejxh Kaningem (22) dhe Shanon Xhons (20) janë emrat dhe mbiemrat e agresoreve të djaloshit, emri i të cilit nuk jepet në media për arsye ligjore. Vajzat e filmuan çmendurinë e tyre, sesi e zhveshën futbollistin, sesi i prenë flokët, i shtrydhën lëng frutash në trup dhe e ngacmuan trupërisht. Një çmenduri e vërtetë dhe një tmerr kur mendon që në një shoqëri njerëzore mjaft të zhvilluar si ajo angleze dhe britanike, ka edhe të tilla femra të degjeneruara. Ato tashmë janë para gjyqit pasi pranuan fajin e bërë në 29 nëntor 2015.