Kur vjen puna edhe në Gjermani që të thuhet se kjo skuadër ka nevojë për “ndihmë mbinatyrore” që të arrijë një fitore. Nuk është ndonjë gjë e madhe për Bajernin, pasi kampionët kanë shkëputje 10-pikëshe me Lajpcigun e vendit të dytë, veçse sfida në stadiumin e Hertës ishte vërtet tepër e vështirë. Ekipi kryeqytetas tregoi krenari dhe deshi të harronte humbjen 1-3 në Frankfurt duke krijuar disa raste për shënim, ku më i pastri ishte ai i Lukebakios në 3’. Kristof Piontek provoi 4 herë por pa sukses, ndërsa Bajerni po ashtu iu afrua golit me Sanenë dhe sidomos me Levandovskin që humbi penalltinë.
Në 21’, Bajerni shënoi me anë të Kingsli Komanit, ndërsa pati edhe dy raste të tjerë me Komanin, Levandovskin dhe sërish Komanin. Pas pushimit, Herta pati rastin e madh për 1-1 me anë të Kunjës në 89’, por Manuel Nojer e shpëtoi skuadrën. Tashmë, bavarezët do të shkojnë në Kupën e Botës për Klubet që po zhvillohet Katar, ku përballë gjermanëve do të jetë Al Ahli i Egjiptit, ndeshje që do të luhet në 8 shkurt. Al Ahli eleminoi Oklend Sitin e Zelandës së Re me shifrat 3-0, ndërsa në krahun tjetër, UANL e Meksikës eleminoi ekipin e Koresë së Jugut, Ulsan Hjundai (2-1). Në 7 shkurt, UANL do të ketë derbin e dy kontinenteve amerikanë, ndaj kampiones së Kupës Libertadores, Palmeirasit të Brazilit. Finalja parashikohet në 11 shkurt dhe pritet të jetë mes Bajernit e Palmeirasit.
Sfidanti.al