Momente frike, Tare sulmohet nga një pitbull; në agresion u vra një nga qentë e tij

Igli Tare përjeton momente frike. Ditën e mërkurë, Drejtorit Sportiv i Lazios u sulmua nga një pitbull teksa ishte duke shëtitur me qentë e tij. E gjithë kjo ndodhi në Olgiata, pranë rezidencës së tij. Pasi kaloi një tel rrethues, pitbulli sulmoi 3 qentë e Tares duke vrarë një e duke plagosur një tjetër. në tentativën për të smbrapsur sulmin e pitbullit, mbeti i plagosur edhe vetë Igli Tare.

Është ky një episod i tmerrshëm që nuk shqetësoi vetëm drejtuesin e klubit bardhekaltër, por edhe të gjithë familjen e tij për humbjen e një prej qenve të dashur në një mënyrë kaq dramatike

Sfidanti.al