Gjendja e Strakoshës, Lazio del me komunikatë: Është i dëmtuar

Gjendja e Thomas Strakoshës është diskutuar së fundmi në median italiane dhe Lazio vendosi qartësojë gjithcka teksa doli me një komunikatë për shtyp ku bën të ditur se portieri i përfaqësueses shqiptare ka pësuar dëmtim

‘Thomas Strakosha në ditët e fundit ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë-lexohet në komunikatën e Lazios-gjendja aktuale, ekzaminimet e kryera e kanë përjashtuar nevojën e një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe futbollisti po i nënshtrohet një trajtimi konservativ rehabilitues. Strakosha monitorohet cdo ditë për të vlerësuar kohën e rikthimit të tij në aktivitet. Gjithcka tjetër që është thënë nuk kanë pasur baza. Mes futbollistit dhe klubit ekziston një raport I respektit reciprok dhe besimi absolut për profesionalizmin që futbollisti ka shfaqur gjithnjë gjatë qëndrimit të tij të gjatë te Lazio’.

Sfidanti.al