Australian Open bën për spital finalisten, Halep 4 orë në pavion

Profesionizmi në sport shpesh nuk njeh kufij. Që nga mbingarkesa në stërvitje, tek ajo në ndeshje apo tek përdorimi i lloj-lloj substancave vetëm e vetëm për të fituar, kjo është një panoramë mëse e zakonshme në të gjithë botën. Anën negative të tij e ndjeu për 4 orë të paktën finalistja e Australian Openit, tenistja Simona Halep.

Rumunia simpatike dhe e talentuar, që më parë u bë e famshme më shumë për pakësimin e përmasave të gjoksit të saj natyral, u ndje shumë keq në finalen e humbur ndaj Karolinë Voznjackit. Disa herë ajo mori ndihmë në pushim mes “gejmeve”, por pasi fitorja i iku nga duart për fare pak, gjithçka u përkeqësua.

Halep u dërgua me urgjencë për në spital në Melburn dhe u mbajt për 4 orë nën kujdesin e mjekëve. Diagnoza ishte dehidratim dhe kjo jo vetëm nga mbilodhja e finales, por edhe nga ndeshjet e forta nën temperatura tepër të larta në Australi.

Sfidanti.al