Opinioni publik dhe mediat ia kanë vënë “bat-bat”, por ai nuk ka ndërmend që të dorëzohet kaq lehtë. Flasim për arbitrin polak, Shimon Marciniak, që drejtoi finalen e Kupës së Botës, dhe kundër tyë cilit dolën francezët që e humbën sfidën ndaj Argjentinës. Nga Parisi, shkruhet e thuhet se Marciniaku duhej të kishte anuluar dy gola të argjentinasve, ndërsa në njërin prej tyre ishin dy lojtarë të stolit në fushë. Këtyre akuzave, polaku iu përgjigj në një konferencë për shtyp në Varshavë. “Dakord, por ata nuk kanë bërë fjalë për këtë, – tha ai, duke treguar ekranin e celularit, – në kohën që Mbape shënoi njërin nga golat, 7 lojtarë të Francës ishin në fushë. Duhej anuluar edhe ky gol”.
Sfidanti.al