Klopi: Dua të marr sulmues në janar pas dëmtimeve, por ku t’i gjejmë paratë!

Janë dy prej yjeve ofensivë që nuk përgjigjen në apel në rifillimin e kampionatit. Liverpuli nuk do të ketë Diogo Zhotanë dhe Luis Diazin të dëmtuar, dhe kjo gjë pritet të krijojë shumë probleme në sezonin e të kuqve, ndërsa trajner Jurgen Klop ka një pengesë të madhe. “Nuk e kam idenë sesa duhet të shpenzojmë për të bërë përforcime në janar, – thotë ai, – unë nuk jam kundër investimeve, por duhet parë sesa do të mundemi. Nga ana sportive gjithçka është e qartë, por pjesa tjetër nuk është 100 për qind në duiart tona. Ne nuk e dimë shumë e parave (që do të duhet)”.

Sfidanti.al