Anglia bind me kampionët e Afrikës, luan çerekfinale “qiellore” ndaj Francës!

Do të vijë shpejt momenti i së vërtetës, e do të shihet nëse “luanët” e sotëm janë të tillë që mund të mposhtin një skuadër kaq të tmerrshme si ajo franceze. Gjithsesi, deri kur të jetë përballja çerekfinale, tifozët e Anglisë kanë të drejtë të kënaqen me ekipin e tyre që po e tregon veten si njërin nga më të fortët në këtë Botëror. Vetëm Brazili dhe Franca mund të mburren se kanë qenë në këto nivele, ndërsa duhet parë se çfarë do të bëjë Spanja.

Shpikësit e futbollit lanë pas një fillim të ngadalshëm me Senegalin, dhe më pas e treguan veten shumë superiorë, ndonëse po luanin ndaj kampiones së Afrikës. Kupa e Botës duket se ka “koordinata” të tjera dhe ekipi i trajnerit Garet Sauthgejt bëri detyrën me rrjetat e shënuara nga Xhordan Henderson dhe Harri Kejn në pjesën e parë dhe Bukajo Saka pas pushimit. Gjithçka në më pak se 20 minuta, ndërsa anglezët janë të vetmit në Katar që kanë shënuar 12 gola në 4 ndeshje e kanë pësuar vetëm 2.

Anglia (4-1-2-3): Piford, Uolker, Stouns (Dajer 77’), Megajer, Shou, Rajs, Henderson (Filips 82’), Belingham (Maunt 76’), Saka (Rashford 65’), Kejn, Foden (Grilish 65’).

Sfidanti.al