Duhet të harrohet Botërori, Nagelsmani u jep disa ditë pushim yjeve të Bajernit!

Futbollistët gjermanë u kthyen tepër të mërzitur nga Kupa e Botës në Katar, pasi ekipi i tyre u eliminua sërish në grup. Kurrë nuk kishte ndodhur diçka e tillë, ndërsa kjo u ndje shumë nga lojtarët, shtatë prej të cilëve janë të Bajernit. Xhoshua Kimih e shprehu shumë qartë kur deklaroi se kishte frikë të kthehej në shtëpi sepse i dukej sikur do të binte në ndonjë greminë. Për këtë arsye, trajneri Julian Nagelsman vendosi t’u jepte atyre disa ditë pushim për të kaluar lodhjen dhe tronditjen. Besohet se pas këtyre ditëve me familjet dhe larg futbollit, lojtarët do të jenë më të shlodhur dhe më të qetë për fazën tjetër të sezonit.

Sfidanti.al