A i shohin sauditët notat “ngelëse” të Ronaldos në Botëror?!

Nga Arabisa Saudite i ka ardhur një dhuratë e madhe, që ndoshta në aspektin e biznesit ai e meriton. Kristiano Ronaldo thuhet se do të luajë në kampionatin e vendit të Lindjes së Mesme me Al Nasrin e do të fitojë 200 milionë euro në sezon, e në total 500 milionë në 2.5 vjet, veçse forma e tij në Kampionatin Botëror është tepër e dobët. Të paktën, sipas notave që ai ka marrë gjatë 3 ndeshjeve të para të luajtura me Portugalinë. Notat e tij kanë qenë “ngelëse”, vetëm 6.37 në mesatare dhe legjenda e futbollit është përfshirë në formacionin më të dobët në Katar. Të 10 lojtarët e tjerë që janë në këtë formacion, me përjashtim të njërit, janë eliminuar. Gjithsesi, sauditët duket se nuk i shohin këto nota, dhe i premtojnë Kristianos miliona.

Sfidanti.al