Është një nga pilotët më të çuditshëm të Formula 1. Fernando Alonso mbetet një legjendë edhe kur del në vend të 10-të me 30 apo 40 sekonda largësi nga vendi i parë. Në tre vjet tek Meklareni nuk po arrin aspak atë që mendohej dhe që meriton një kampion i dyfishtë i botës, por ai vazhdon të qendrojë dhe të punojë, jo sikur të jetë 32 vjeç, por sikur të ketë edhe 10 vjet karrierë para vetes.
Spanjolli do të marrë një vendim për të ardhmen në shtator, veçse thotë se mbetet besnik i kontratës dhe vazhdon të shpresojë për sukses aty ku është. “Kam besim tek motori Honda dhe e kam treguar në këta 3 vjet, – thotë Alonso, – do të vazhdoj të punoj deri ditën e fundit, madje 24 orë në ditë, siç kam bërë vazhdimisht. Janë habitur Rosberg apo Veber dhe më kanë thënë “si nuk po plas nga lodhja?” Nëse kjo mbilodhje më jep 1 sekondë për xhiro, le të plas”.
Sfidanti.al