Akuza e rëndë e Erdoganit: Ronaldo u dënua në Botëror për shkak të Arabisë!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, mendon se politika (perëndimore) ka ndërhyrë në Kupën e Botës dhe madje këtë e ka bërë ndaj njërit prej yjeve më të mëdhenj të futbollit. Sipas tij, Kristiano Ronaldo u paraqit dobët në Katar pasi ishte nën dënim politik për shkak të lëvizjes së tij të paralajmëruar për në Arabinë Saudite. Dihet se CR7 është në bisedime me klubin saudit, Al Nasr, për një kontratë 2.5 vjeçare me vlerë të përgjithshme 500 milionë euro, që mund të shkojë në mbi 1 miliardë pasi më pas, portugezi do të kthehet në ambasador të përpjekjes saudite për të fituar organizimin e Kupës së Botës të vitit 2030 bashkë me Egjiptin dhe Greqinë.

Sfidanti.al