Pogba beson tek Sër Aleks Fergusoni: Do të fitonte edhe sot!

Francezi ka mendim të lartë për ish-trajnerin e tij tek Mançester Junajtidi. Në një intervistë të fundit, Pol Pogba, pohoi se Sër Aleks Fergusoni do të kishte sukses edhe sot e kësaj dite nëse do të ishte trajner. “Padyshim që do të fitonte sërish, – tha mesfushori, – nëse do të kishte stafin e duhur dhe lojtarët e mirë që kishte atëherë”. Pogba, që qendroi shumë pak me Fergusonin, që u largua në 2013 pasi doli sërish kampion, veçon edhe Kristiano Ronaldon duke thënë se i bënte shumë përshtypje disiplina e superyllit portugez.

Sfidanti.al