Ajaksi jashtë Championsit pas 13 viteve!

Edvin Van der Sar vendosi të largohej nga posti i shefit ekzekutiv të klubit të Amsterdamit, ndërsa një vit më parë trajneri Erik Ten Hag shkoi tek Mançester Junajtidi. Ish-portieri i shquar i Ajaksit dhe i Holandës ishte pjesë e “heshtarëve” që pësuan një “fiasko” të vërtetë këtë sezon, duke mos u kualifikuar dot për në Champions. Skuadra e famshme, që është pesë herë kampione e kontinentit dhe 11 herë finaliste kupave, do të luajë në Ligën e Europës. Dështimi është i pari në 13 vjet, për herë të fundit Ajaksi nuk ishte në Champions në sezonin 2009-2010.

Sfidanti.al