Është e qartë që nuk sjell ndonjë gjë të mirë kur boton gjëra të tillë, ndërsa je trajner i një skuadre, ndërsa dihet se nesër mund të jesh në stolin e një rivali. Maurisio Poçetino bëri një punë shumë të mirë tek Totenhemi duke e kualifikuar vazhdimisht për në Champions, e duke arritur edhe finalen e Ligës së Kampionëve në 2019, ndërsa në atë kohë u botua edhe një libër i tij me titullin “Një Botë e re dhe e Guximshme” (Brave New World). Sidoqoftë, Poçetino ka kohë që është larguar nga Spërsat, dhe pasi provoi stolin e Paris SG, tani pranoi të jetë trajner i Çelsit. Që do të thotë shkoi tek rivali londinez. Një tifoz nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe hodhi në mangall librin e argjentinasit duke e djegur.
Sfidanti.al