A mund të rikthejë Murinjo, Bejlin e dikurshëm tek Totenhemi?!

Cilësitë e tij kanë qenë dhe mbeten të jashtëzakonshme. Po flasim për një “lastar” uellsian që e ka futbollin të stampuar në çdo gen të tij, dhe që shkëlqeu në Totenhemin “e parë” dhe tek Reali i Murinjos dhe Karlo Ançelotit. Ky Garet Bejl është për së dyti tek Totenhemi dhe pas një “agjërimi” disamujor më në fund e tregoi gjithë klasin e tij. Në fitoren 4-0 ndaj Bërnlit, Bejli shënoi dy gola dhe krijoi një tjetër gol duke zgjuar kujtimet e vjetra.

A do të mundet trajneri Zhoze Murinjo të bëjë një tjetër mrekulli dhe të rikthejë “galaktikun e humbur”. A do të mundet Bejli të lumturojë tifozët e Spërsave dhe, së bashku me Harri Kejnin, Sonin dhe Dele Alin, të marrin ekipin në krahë e ta kualifikojnë për në Champions? Së fundi, a mundet që të fitojnë edhe Ligën e Europës? Këto përgjigje do të merren në javët në vijim, por asnjëherë nuk është keq të kesh shpresa në futboll. Për të parë Garet Bejlin e dikurshëm ia vlen pritja, ndërsa Murinjo thotë se “nuk ka trajner në botë që nuk aktivizon Bejlin kur ai është në formë”, ndonëse shton se “e kam të pamundur ta aktivizoj në çdo ndeshje”. Totenhemi është në vend të 8-të në Premier me 39 pikë, 6 pikë prapa vendit të katërt që të çon në Champions.

Sfidanti.al