Në vitet 80-të ai ishte sunduesi i peshave të mesme profesioniste të këtij sporti, dhe madje u shpall boksieri i dekadës, duke qenë mbi “të keqin” Majk Tajson. Marvin Hagler, i mbiquajtur “I mrekullueshmi” (Marvelous), u shua në moshën aspak të vjetër 66-vjeçare, ndërsa njëri nga rivalët e tij të ringut, Tomas Hërns deklaroi se ai ishte i shtruar në spital për shkak të pasojave të vaksinës anti-Kovid.
Hërns shkroi në Instagram se “po lutemi për një luftëtar të vërtetë, për Mbretin dhe për familjen e tij, ai është në spital duke luftuar efektet e vaksinës, ai do të shërohet”. Në të vërtetë Hagleri nuk u shërua dhe Hërns shkroi një tribut për të. Edhe një reper i njohur shkruajti se Hagleri ishte në spital për shkak të komplikacioneve të vaksinës. Djali i ish-boksierit, Xhejmsi, u shpreh për mediat se babai i tij ishte shtruar në spital në Nju Hempshajër (New Hampshire, SHBA), me probleme me frymëmarrjen ku vdiq 4 orë më vonë. Marvin Hagler ishte kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e mesme nga viti 1980 deri në 1987. Ai pati 62 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje në karrierë.
Sfidanti.al