Ishte një mbrëmje e veçantë dhe emocionet më të mëdha u provuan në Uashington. Plot pesë basketbollistë realizuan tripëll dabëlla në një ditë të vetme në NBA, dhe dy prej tyre ishin pikërisht në Arenën e kryeqytetit. Rasëll Uestbruk për vendasit dhe Janis Antetokumbo për miqtë nga Miluoki i dhanë njëri-tjetrit një duel të madh. Ndeshjen e fitoi Miluoki 125-119, ndërsa të dy yjet patën tripëll dabëll.
Uestbruk shënoi plot 42 pikë, madj 15 nga 18 pikët e fundit të ekipit të tij, kapi 10 topa në tabela e shëtoi 12 asistë. Ky ishte tripëll dabëlli i tij i 11-të i sezonit, duke qenë më i mirë në NBA në këtë element, por nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren Uashingtonit. Ndikoi në mënyrë vendimtare mungesa e shënuesit më të mirë të NBA-së, Bredli Bil që ka një dëmtim.
Antetokumbo gjithashtu ishte tepër lart, duke shënuar 33 pikë, e duke pasur 11 topa në tabela e 11 asistë. Tripëll dabëlla realizuan edhe Xhejms Harden, Domantas Sabonis dhe Xhulius Randëll, duke vendosur një rekord të ri në NBA, me 5 të tillë në një mbrëmje të vetme. Miluoki është më në fund në formë shumë të mirë duke fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, e duke qenë shumë pranë kreut të Konferencës Lindore, në konkurrim me Filadelfian e Bruklinin.
Sfidanti.al