Para 24 vitesh, në skenën e futbollit hipi lojtari i shquar italian Françesko Toti që luajti ndeshjen e parë me Romën. “Princi” roman, sot e kësaj dite, ende e mban të veshur bluzën e “ujkonjës” dhe minutat e para të lojës së tij në Serinë e saj ai i shënoi në ndeshjen me ekipin vendas në Bresha, ku Roma fitoi 2-0. Në Serinë A italiane, Toti legjendar ka luajtur 611 ndeshje, ka shënuar 250 gola dhe ka dhënë 92 pasime goli. Megjithatë, fakti më interesant që ka lidhje me jubileun e Totit, është ai se nga 529 futbollistët që, në këtë sezon, luajnë në Serinë A, 168 prej tyre ende nuk kishin lindur që i bie 32 për qind të pabesueshëm.
sfidanti.al