Braziliani Neymar, ka zbuluar se nata e 8 marsit në “Camp Nou” do të mbetet gjatë në memorien e tij.
Sulmuesi brazilian, Neymar, i cili asistoi në golin historik të Barcelonës që e shënoi Sergio Roberto ndaj PSG-së, thotë se ajo natë do të mbetet gjatë në memorien e tij.
Barcelona përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë prej 4:0 ndaj PSG-së, për të fituar 6:1 në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” ku edhe shkroi histori.
“Nuk jam ndier asnjë herë ashtu si atë natë kur Sergio Roberto shënoi golin e gjashtë ndaj PSG-së”, ka deklaruar Neymar