Vllaznia arriti që të marrë fitoren e pestë radhazi në Korçë, duke e ngushtuar në dy pikë diferencën me vendin e parë në klasifikim. Shkodranët kanë një ecuri fantastike prej 12 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje në kampionat. Në fazën e tretë, kuqeblutë kanë patur dhe rendimentin më të lartë me 23 pikë të grumbulluara.
