Vllaznia prezanton drejtorin e ri sportiv

Pas konfirmimit të Edi Martinit si trajner i ekipit të parë, te Vllaznia është zyrtarizuar edhe emri i ri në postin e drejtorit sportiv. Klubi shkodran ka vendosur t’ia besojë këtë rol Vioresin Sinanit, një figurë me histori të gjatë në klubin kuqeblu, i cili në sezonin e fundit ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner. Emërimi i Sinanit vjen pas largimit të Tefik Osmanit dhe tani do të ketë një detyrë të vështirë përpara. Kalimi i Sinanit nga stafi teknik në rolin drejtues shënon një tjetër hap në procesin e riorganizimit të brendshëm të Vllaznisë, në prag të sezonit të ri futbollistik.

sfidanti.al