Gjilani me stadium modern

Klubi i Gjilanit pritet të ketë një stadium modern shumë shpejt. Ditët e ardhshme pritet të nisin punimet, ndërsa nuk ka ende një datë të saktë për përfundimin e tyre. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në një postim në profilin e tij, ka njoftuar se kontrata është nënshkruar dhe së shpejti stadiumi do të jetë gati. Gjithashtu ai ka publikuar edhe pamjet e projektit të stadiumit të rikonstrukturuar. “U nënshkrua kontrata për stadiumin e Gjilanit! Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan. Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi merituar prej kohësh! Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri”, shkruan Hyseni.