Vllaznia synon të rikthejë Ardit Nikaj

Ardit Nikaj mund të jetë një nga afrimet e Vllaznisë në merkaton e verës. Shkodranët pritet të bëjnë lëvizje të shumta, duke u fokusuar te produkti vendas. Nikaj do të largohet nga Skënderbeu, skuadër e cila ka rënë në Kategorinë e Parë dhe mund të rikthehet në vendlindje. 23-vjeçari pëlqehet shumë nga kuqeblutë, të cilët po përgatisin ofensivën për ta afruar në verë. Skënderbeu kërkon të paktën 100 mijë euro për kartonin e shkodranit dhe mbetet të shihet nëse Vllaznia do e paguajë këtë shumë, apo do të tentojë një huazim.

sfidanti.al