Transferimi ishte i jashtëzakonshëm, dhe në total do të fitohen 100 milionë. Mihajlo Mudrik është talenti i ri i futbollit ukrainas, që shpresohet të arrijë nivelet e një Oleg Blohini apo Andrij Shevçenkoje, ndërsa klubi i tij (tashmë “ish”), Shahtari i Donjeckut, bëri një gjest të madh. Drejtuesit vendosën t’u japin ushtarëve ukrainas 23 milionë
Ruajuni nga “bisha e plagosur”, Reali fshin kujtimet e Sherifit me fitoren 5-0 me Shahtarin
Kapiteni dhe lojtari më i mirë i ekipit nuk mund të mungonte dhe Karim Benzema e vazhdoi sezonin e tij të jashtëzakonshëm. Gjithsesi, Reali i Madridit u paraqit në “Stadiumin Republikan” në Kiev si një “luan i plagosur”, i vendosur të fshinte kujtimet e rënda të humbjes me “liliputët” e Sherifit të Tiraspolit madje në
Pas fitores ndaj Xhoshuas, Usiku është “hajmalia” e Shahtarit ndaj Interit
Detyrën e kreu më së miri dhe ishte në rolin e njeriut që shijon shfaqjen. Oleksandr Usik, pas fitores së titujve botërorë në peshat e rënda të boksit profesionist dhe pas pritjes si hero në Kiev, shkoi në tribunë VIP të “Stadiumit Republikan” të kryeqytetit të Ukrainës për të ndjekur ndeshjen e Championsit mes Shahtarit
Interin në Ukrainë e ndalin shtyllat, fati i keq dhe portieri Pjatov i Shahtarit!
Kur ke përballë një gardian të portës në moshën 37-vjeçare padyshim mendon se mund ta vësh “në gjumë”. Gjithsesi Andrij Pjatov, portieri i Shahtarit të Donjeckut, nuk u tregua aspak “gjysh”, por përkundrazi ishte një hero shpëtimtar në barazimin 0-0 në Kiev ndaj Interit në Champions. Ukrainasit, që ishin keq moralisht pas humbjes 0-2 në
E pandodhur në Champions: Sherif-Shahtar, sfidë mes dy ekipeve të republikave “që nuk ekzistojnë”!
Republika e Transdnistrisë u krijua që më fillim të viteve 90-të, duke mos pranuar të ishte pjesë e Moldavisë, dhe ekziston edhe sot praktikisht, ndonëse juridikisht nuk njihet as nga ata që janë faktikisht krijuesit e saj, sundimtarët në Moskë. Rusia nuk e njeh republikën me kryeqytet Tiraspolin, atë e njohin vetëm dy shtete të
Reali dhe Interi mund të dalin të parët, por edhe të fundit!
Grupi B doli më i vështiri nga të gjithë, dhe dy gjigandë të Europës e kanë punën pisk. Reali i Madridit mori një goditje të rëndë në Ukrainë duke u mundur 0-2 në Kiev nga Shahtari i Donjeckut, ndërsa Interi i Milanos vërtet fitoi në Gjermani ndaj Borusias së Mynshengladbahut, por mbetet në vend të
Gladbah, fitorja në Ukrainë ishte si e kohëve të Fogstit e Necerit!
Ndaj Realit, kuptohet, që u ngrit një “mur kinez” për të mbrojtur rezultatin, por gjithsesi dy barazime ndaj dy kolosëve të grupit nuk ishin pak. Borusia e Mynshengladbahut hodhi një tjetër hap përpara në Champions, duke triumfuar 6-0 në Ukrainë ndaj Shahtarit të Donjeckut, një skuadre që kishte mundur Realin 3-2 në Madrid dhe kishte
Katastrofë e Realit në prag të El Klasikos, Zidan: Fajtori jam unë!
Sërish duhet të bëjmë pyetjen, nëse është e vërtetë kjo që po na shohin sytë me Realin? Mund ta pranojmë se kjo është gjendja e vërtetë e skuadrës madrilene, apo ndoshta kriza e koronavirusit e ka detyruar të bëjë “dredha” me rezultatet? Këtë të dytën për momentin nuk e dimë dhe thjesht mund të aludojmë,
Interi gjen dyshen LuLa, pas 10 vjetësh në finalen e një kupe europiane!
Tifozët që deri dje nuk lanë fjalë të keqe pa thënë për Antonio Konten, sonte janë në festë. Edhe pse mund të mos e përmendin me zë të lartë emrin e trajnerit ish-juventin, sërish nuk mund ta përmbajnë dot entuziazmin, dhe me të drejtë: Interi i tyre u kualifikua pas 10 vjetësh në një finale
Në Ligën e Europës shkëlqejnë rusët dhe ukrainasit, bie Totenhemi!
Krasnodari dhe Rostovi të Rusisë dhe Shahtari i Donjeckut i Ukrainës ishin fitues të rëndësishëm të “mbrëmjes më të hershme” të Ligës së Europës, në ndeshje ku një skuadër e fortë si Totenhemi i Anglisë pësoi humbje. Krasnodari (ekipi që eleminoi Partizanin tonë në plej of) luajti më herët, në orën 17:00, dhe mposhti Fenerbahçen