Kapiteni dhe lojtari më i mirë i ekipit nuk mund të mungonte dhe Karim Benzema e vazhdoi sezonin e tij të jashtëzakonshëm. Gjithsesi, Reali i Madridit u paraqit në “Stadiumin Republikan” në Kiev si një “luan i plagosur”, i vendosur të fshinte kujtimet e rënda të humbjes me “liliputët” e Sherifit të Tiraspolit madje në “Bernabeu”. “Merengesit” ia dolën, të nxitur nga talenti i madh i yjeve, dhe nga qetësia e përvoja e trajnerit Karlo Ançeloti. Vinisius Zhunior shënoi dy gola, Rodrigo realizoi një dhe Karim Benzema nuk mbeti duarthatë, ndërsa gjithçka nisi me një autogol Serhij Krivcovit në portën e tij. Shahtari pati 8 lojtarë brazilianë në përbërje, por spektaklin e dhanë brazilianët me fanelën e bardhë si Rodrigo e Vinisius, pa harruar Marselon. Reali ka tani 6 pikë dhe është në pozicion shumë të mirë për t’u kualifikuar, pasi ka po aq pikë sa Sherifi, dhe më shumë sesa Interi e Shahtari.
Sfidanti.al