Thibaut Courtois ka lënë përpara kohe stërvitjen e sotme me Realin e Madridit. Portieri belg ishte duke rimarrë veten nga dëmtimi që e la për 7 muaj larg fushave të gjelbërta. Në muajin prill parashikohej rikthimi i tij në urdhërat e Ancelotti-t, por ditën e djeshme e ardhmja e tij ka marrë një rjedhë tjetër.

