“Reali i Madridit? Askush nuk e di se çfarë mund të sjellë e ardhmja.” Këto janë fjalët e Erling Haaland në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Kopenhagen. Edicioni i sotëm i gazetës spanjolle ‘As’ zbulon se çfarë fshihet pas këtij qëndrimi të mbajtur nga sulmuesi norvegjez. Para së gjithash, fakti që nuk është e vërtetë që ardhja e Mbappe në Madrid ka mbyllur merkaton e blerjeve për sulmin e Realit. Pastaj është fakti që Haaland, pavarësisht se ka bërë mirë te City, ka ëndërruar gjithmonë për atë fanellën e bardhë. Me pak fjalë, operacioni nuk është mbyllur plotësisht. Përfaqësuesja e norvegjezit Rafaela Pimienta ka rrëmbyer një kontratë veçanërisht të favorshme për klientin e saj nga Manchester City. Në fakt, ekziston një klauzolë që lejon Haaland të largohet, nga vera e vitit 2024, në çdo klub tjetër përveç Premier League. Kjo shifër bie vit pas viti. Nëse sulmuesi do të rinovonte kontratën e tij që skadon në vitin 2027, sipas vullnetit të shprehur tashmë nga City dhe gjithmonë sipas ‘As’, Pimienta sigurisht që do të vazhdojë ta lërë derën hapur për t’i lejuar klientit të tij të ndryshojë fanellën. Dhe e vetmja fanellë për të cilën norvegjezi është vërtet i interesuar është ajo e bardhë e Real Madridit.
Florentino Perez, duhet të shpenzojë një shumë të madhe parash që mund të bëhet problem edhe për një klub me burime të pafundme si Madridi. Bernabeu i ri me siguri do t’i lejojë spanjolëve të marrin burime të reja ekonomike (flitet për 150 milionë të tjera duke filluar nga sezoni i ardhshëm). Sidoqoftë, logjika e kufirit të pagës mund të përbëjë një problem të madh, duke qenë se tashmë është njoftuar, për shembull, se Mbappé nuk do të fitojë më shumë se Bellingham, duke marrë 30 milionë bruto në vit, që është 15 milionë neto për lojtarin, më pak se gjysma e asaj që fiton tani në PSG dhe e asaj që, pak a shumë, Haaland merr në City. Për norvegjezin do të ishte edhe problemi i të drejtave të imazhit, të cilat në Mançester menaxhohen tërësisht nga lojtari ndërsa në Madrid ka tendencë për të marrë gjysmën. Një situatë që ka qenë shkak për diskutim edhe me agjentët e Mbappes. Të gjitha çështjet që mund të kapërcehen nga dëshira e Halland për të realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë për të luajtur për Real Madrid.
sfidanti.al