Mediat iberike: Reali interesohet për Zhegrovën

Me paraqitjen e bërë kundër Lonsit, Edon Zhegrova duket se ka tërhequr vëmendjen e një klubi të madh si Reali i Madridit. Portali, I cili njofton këtë interes është “Masfichajes”. “Edhe pse nuk kemi të bëjmë me prioritetin numër një në merkaton e verës, paraqitjet e Zhegrovës kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve teknikt të Real Madridit, të cilët shohin tek ai një talent me një të ardhme të madhe përpara”, shkruan portali spanjoll. “Talenti dhe rinia e tij e kthejnë atë në një opsion tërheqës për një klub që kërkon gjithmonë lojtarë premtues. Vetëm koha do të tregojë nëse Zhegrova do të bëhet galaktiku i radhës në ‘Santiago Bernabeu’”, përfundon portal iberik. Në 39 ndeshje zyrtare me Lilë, Zhegrova ka kontribuar në 20 gola, duke shënuar 11 e duke përgatitur nëntë të tjerë.

sfidanti.al