E paskemi seriozisht me Kazakistanin. Pastaj do të “lajmë hesapet” edhe me Bjellorusinë. S’do ketë më emra epruvete në formacion, por do të luajmë me “senatorët”. Le t’i quajmë kështu me bamirësi të tepruar edhe pse nuk bëjnë “ligje” të qëndrueshme. Kjo do të jetë ndeshja e të “vjetërve” , duke filluar nga veterani Reja,
Kjo Liga e Kombeve, aty ku futbolli “thërret” : “ Rroftë pandemia !”
S’ka shpërblim më të keq për tifozët e Kombëtares sesa kur për një gol “historik” si ai me Lituaninë, i cili edhe mund të pagëzohet si “vetëvrasje kuqezi”, shfaqet edhe trajneri Reja për ta thelluar përrallën. Në prag të ndeshjes me Kazakistanin, me qetësinë më të madhe, trajneri hedh në kosh këtë gol të paharruar,