Juventusi nuk po e ngadalëson aspak ritmin në këtë merkato vere. Klubi bardhezi ka vënë në shënjestër një tjetër emër të madh të futbollit europian, Xhejdon Sanço. Anësori anglez, aktualisht në pronësi të Junajtidit, vjen pas një sezoni të suksesshëm në huazim te Çelsi, me të cilin fitoi Ligën e Konferencës nën drejtimin e trajnerit
