Barcelona hyn në garë për Sanchon

Manchester United po synon  të largojë sulmuesin anësor Jadon Sancho në merkaton e janarit dhe tashmë ka një klub të interesuar. Sipas gazetës “Sport”, Barcelona është e interesuar për mundësinë e nënshkrimit të anglezit për të forcuar sulmin. Ndërsa fondet për një transferim të përhershëm në merkaton e dimrit nuk do tw grumbullohen,  klubi i La Ligës mund të shikojë opsione të tjera. Barca do të ishte e gatshme të konsideronte një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin nënshkrimin e Sanchos dhe dërgimin e Raphinhas në Old Trafford. Ish-anësori i Leeds United nuk ka arritur të përmbushë pritjet në Spanjë dhe mund të shitet për ofertën e duhur. Raphinha regjistroi 67 ndeshje për Leeds, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 12 asiste me fanellwn e anglezwve.

sfidanti.al