Borussia Dortmund, garanton vazhdimësinë e Jadon Sancho

Drejtori i Përgjithshëm i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke hodhi poshtë spekulimet e mediave britanike për bashkimin e Jadon Sancho te Manchester United dhe siguroi qëndrimin e mesfushorit të ri te verdhezinjtë.

‘Qëndrimi i Sanchos te Dortmundi është i garantuar-tha Watzke në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA-nëse Michael Zorc flet për një vendim përfundimtar, atëherë ai është i tillë. Nuk ka asnjë vend për interpretim’.

Drejtuesi më i lartë i Borussias së Dortmundit theksoi se kanë një raport të mirë me përfaqësuesit e Sancho dhe se futbollisti e di që është pjesë e një skuadre të mirë ku të gjithë argëtohen duke luajtur futboll.

‘Në këto momente, ai po tregon alegrinë e tij cdo ditë në stërvitje dhe në ndeshje-tha Hans-Joachim Watzke.

Sfidanti.al