Juve e Pirlo studiojnë të ardhmen; Dybala i sakrifikuari për të arritur te Pogba.CR7 qëndron

Aventura e Andrea Pirlos si trajner i Juventusit nisi në zyrat e klubit bardhezi në Continassa për përgatitjen e një sezoni të vecantë me kampionët e Italisë që duhet të kuptojnë se cfarë rruge duhet të marrin. Ka shumë dilema në stafin teknik të tij që duhen zgjidhyr, për cështja që ka më shumë prioritet  për momentin ka të bëjë me Paulo Dybalan dhe Cristiano Ronaldon

Është një cështje që ka të bëjë me ekonominë dhe ekuilibrat e bilancit që bëhen gjithnjë e më të vështirë për t’u mbajtur dhe fakti që llogaritë te klubi torinez nuk janë shumë mirë, nuk është një mister sidomos tani që futbolli luhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që erdhi edhe eliminimi nga Liga e Kampioneve.

Nëse drejtuesit e Zonjës së Vjetër do të jenë në gjendje që të ndërtojnë një skuadër pa u detyruar të shesin yjet e skuadrës, aq më mirë, por mundësia që bardhezinjtë të humbasin Dybalën ose Ronaldon përballë një oferte të parezistueshme nuk është për t’u përjashtuar në mënyrë kategorike.

Kandidati kryesor për t’u larguar nga radhët e bardhezinjve duket se është pikërisht Dybala I cili ende nuk po e rinovon kontratën. Për argjentinasin flitet për të paktën 100 milionë Euro që Juventus të nisë të diskutojë. Në rastin e Ronaldos, përvec dëshirës së Juventusit për të mbajtur lojtarin dhe dëshirës s ëkëtij të fundit për të qëndruar në Torino, duket se nuk ka shumë skuadra që janë gati të ofrojnë të paktën 60 milionë Euro Juventusit dhe të paguajnë pagën e Ronaldos. Për këtë arsye largimi I Dybalës duket si një opsion më I realizueshëm edhe pse nuk është e detyrueshme.

Situata e krijuar te Juventusi po monitorohet nga të paktën 3 klube; Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid. Por asin nën mënge duket se e kanë Djajtë e Kuq që ka emër e mbiemër,Paul Pogba. Klubi anglez duket se është dakord me mundësinë e një shkëmbimi me Juventusin mes francezit dhe Dybalës. Të dy futbollistët kanë vlerë të përafërt në merkato dhe nivel page duke qenë se kërkesa e Dybalës për rinovim me 15 milionë Euro në sezon, i ndryshon shumë pak gjërat.

Sfidanti.al