Rusia mundi 4-3, në një ndeshje sa spektakolare, aq edhe dramatike, me shtesë loje dhe “golden gol”, Gjermaninë në ndeshjen finale të turneut të hokeit mbi akull, duke fituar, kështu, medaljen e artë. Ajo që bëri përshtypje gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve, ishte se u dëgjua himni rus, megjithëse ishte ndaluar, që u këndua
Hokei mbi akull: Kanadezët, gjermanët, çekët dhe rusët në gjysmëfinale
Maksim Noro shënoi të vetmin gol për kanadezët titullmbajtës, duke mundur finlandezët me rezultatin e ngushtë 1-0, por që mjaftoi që ata të kalojnë në gjysmëfinale të turneut të hokeit mbi akull në Lojrat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pjongçang të Koresë së Jugut. Në gjysmëfinale, Kanadaja do të luajë me befasinë më të
Fundi i një epoke: Një nga hokeistët më të mëdhenj largohet nga NHL-ja
Një nga hokeistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, çeku Jaromir Jagr, e prishi kontratën me klubin Kalgari Flames, duke u larguar kështu nga liga kryesore amerikane e hokeit, NHL, ndërsa pritet që destinancioni i tij i ardhshëm të jetë atdheu i tij, Cekia. Jagr, 45 vjeç, ka zgjedhur që të luajë me ekipin
Kanadaja “ra”, kampione e re e botës – Suedia
Suedia është kampionia e re e botës, mbasi ajo mundi në ndeshjen finale kampionen e deritanishme të botës, Kanadanë, në Këln, mbas gjuajtjes së penalltive, pasi e gjithë ndeshja përfundoi në barazim. Ndeshja, mbas tri pjesëve, u mbyll 1-1, ndërkohë që edhe në 20 minutat shtesë nuk u shënua asnjë gol, kështu që u desh
Në finale – Kanadaja dhe Suedia do të përplasin shtizat në akull
Kanadaja dhe Suedia “do të përplasin shtizat” në ndeshjen finale të kampionatit botëror të hokeit mbi akull, të zhvilluar në Gjermani dhe Francë. Në ndeshjet gjysmëfinale, kanadezët dhe suedezët shënuan nga katër gola në portat e rusëve dhe të finlandezëve, duke siguruar, kështu, pjesëmarrjen në finale që do të luhet në Këln. Kanadaja, mbrojtëse e