Një nga hokeistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, çeku Jaromir Jagr, e prishi kontratën me klubin Kalgari Flames, duke u larguar kështu nga liga kryesore amerikane e hokeit, NHL, ndërsa pritet që destinancioni i tij i ardhshëm të jetë atdheu i tij, Cekia. Jagr, 45 vjeç, ka zgjedhur që të luajë me ekipin çek të kategorisë së 2-të, Kladno, që synon të ngrihet në kategorinë kryesore të hokeit çek. Si arsye e largimit të Jagrit nga NHL-ja pëmenden dëmtimet e tij të shpeshta, por Kalgari ka paralajmëruar se do ta kthejë mbrapsht hokeistin çek, nëse do të ketë nevojë për të në pjesën e dytë të sezonit.
Jagri, në ligën NHL, ka luajtur 1733 ndeshje dhe është hokeisti i tretë në botë me numrin më të madh të ndeshjeve. Ai, po ashtu, është golashënuese i tretë më i mirë i të gjitha kohërave, me gjithsej 766 gola, ndërsa ka dhënë 1155 asistenca. Jagri ka luajtur në NHL që nga viti 1990!
Sfidanti.al