Presidenti i Komitetit Olimpik Nderkombetar, Tomas Bah nuk e ka fshehur habine dhe indinjatene tij per vendimin e Gjykates se Arbitrazhit Sportiv per te anuluar vendimin e denimit me pezullim te perjetshem te 28 sportisteve ruse te akuzuar per doping.
‘Ishte nje zgjedhje zhgenjyese dhe e habitshme-tha Bah-nuk e prisnim nje vendim te tille. Komisioni i Disiplines i IOC denoi 43 sportiste ruse me pezullim te perjetshem nga aktivitetet, 42 nga te cilet apeluan ne CAS. Nga keta, 28 e pane t’u hiqej denimi, por 13 sportiste jane terhequr tashme, ndersa per 11 te tjeret denimi u hoq por jo per Pjongçang 2018.
Rusia beri te ditur se do te dergoje 15 sportistet ne Lojerat e ketij viti, por sipas Bah, nuk ka ende nje vendim perfundimtar pasi nje panel i pavarur po ben hetimet e tij. Vendimi do te merret brenda pak diteve.
Sfidanti.al