Hokei mbi akull: Kanadezët, gjermanët, çekët dhe rusët në gjysmëfinale

Maksim Noro shënoi të vetmin gol për kanadezët titullmbajtës, duke mundur finlandezët me rezultatin e ngushtë 1-0, por që mjaftoi që ata të kalojnë në gjysmëfinale të turneut të hokeit mbi akull në Lojrat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pjongçang të Koresë së Jugut. Në gjysmëfinale, Kanadaja do të luajë me befasinë më të madhe të turneut, Gjermaninë, që mundi me shtesë 4-3 një nga favoritet kryesore, Suedinë. Ky është suksesi më i madh i gjermanëve që nga olimpiada e vitit 1976, kur ata fituan medaljen e bornzit.

Në gjysmëfinalen e dytë në Pjongçang, do të luajnë Rusia dhe Cekia që, gjithashtu, janë ekipe favoritë për medaljen e artë. Rusia, në çerekfinale, bëri një “shëtitje” të lehtë, duke mundur 6-1 Norvegjinë, ndërsa Cekia mundi me penallti, pasi e gjithë ndeshja dhe shtesa përfunduan në barazim, SHBA-në, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

Sfidanti.al