Intrigë e Milanit:  do të largojë një kroat dhe do të sjellë një boshnjak?

Media italiane bën të ditur se Milani, gjatë sezonit veror të transferimeve, do të përpiqet që të sjellë në radhët e veta sulmuesin e Romës, Edin Xheko, pasi klubi “rosoner” ka nevojë për një sulmues që të shënojë 15-20 gola për sezon dhe zgjidhjen ai e sheh te “perla” nga Bosnja. Kroati Nikolla Kaliniç, nga ana tjetër,  nuk i justifikoi shpresat dhe me siguri që, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga “San Siro” dhe pasues e tij pritet të jetë Xheko që, gjatë sezonit të fundit dimëror të transferimeve, ishte një hap larg largimit nga Roma.

Ndërkohë që mediumet në Apenine thonë se Milani është gati të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij. Madje, klubi milanez është gati që t’i japë atij një pagesë prej 6 milionë eurosh për sezon dhe ta bëjë atë lojtarin e dytë më të paguar në ekip mbas Leonardo Bonuçit. Dihet se Xheko është një tifoz i madh i Milanit, qëkur ka qenë i vogël, kështu që ai me siguri që do ta vesh me kënaqësi bluzën kuqezi.

Sfidanti.al