“Strategu” i Interit, Luçiano Spaleti, vuri në dukje se cili trajner është një zgjidhje ideale për përfaqësuesen italiane. Sikurse dihet, ky vend ka kohë që është vakant, ndërkohë që si trajner i përkohshëm për ndeshjet miqësore të ardhshme, në mars, me Argjentinën dhe Anglinë është vendosur Luixhi Di Biaxho, që ka drejtuar, deri tani, ekipin përfaqësues italian deri 21 vjeç.
“Sa më përket vetë mua, unë nuk e synoj vendin e trajnerit të përfaqësueses sonë, sepse unë ndjehem mirë këtu, ku jam, dua të drejtoj Interin dhe të përpiqem ta çoj atë në Champions. Njeriu tamam për ekipin kombëtar tonë është Karlo Ançeloti, ai i ka të gjitha aftësitë për t’u caktuar në një detyrë të tillë”, tha Spaleti.
Sfidanti.al