Vitin e kaluar e pagoi Ben Sajmëns (Simmons), që u largua nga ekipi pasi ylli kryesor e kritikoi për mënyrën sesi luajti në ndeshjen vendimtare në të cilën erdhi eliminimi kundër Atlantës. Këtë herë, Zhoel Embijd gjeti një tjetër “armik të brendshëm” edhe pse nuk u shpreh aq ashpër. Ky “armik” e ka emrin Xhejms
Leksion basketbolli, Majemi bëri drejtësi me triumfin ndaj Filadelfias!
Ishin plot 11 lojtarë në parket që shënuan për vendasit, edhe pse asnjëri prej tyre nuk shkëlqeu më shumë sesa të tjerët. E tillë paraqitja e Majemit në përballjen e cilësuar të fortë ndaj Filadelfias, dhe që vinte pas dy humbjeve radhazi jashtë fushe. Gjithsesi, ekipi nga Florida dha një leksion basketbolli duke “shkelur me
“Mjekra” merr për dore Filadelfian, a mundet Hardeni ta fitojë titullin?!
Prova është shumë e vështirë, veçse të paktën në shtëpi kanë qenë të pathyeshëm. Basketbollistët e Filadelfias arritën edhe fitoren e dytë radhazi ndaj Majemit në raundin e dytë të plej ofit të NBA-së, me shifrat 116-108, dhe mbi të gjithë shkëlqeu Xhejms Harden. Edhe pse më i miri si shënues ishte Xhimi Batler me
A do të mjaftojnë Embijdi dhe Hardeni që Filadelfia të mundë Majemin?!
Sfida e radhës do të jetë me ekipin më të mirë të Lindjes, Majemin, dhe padyshim që do të jetë një provë përvoje, talenti dhe karakteri. Nuk dihet sesi do të përfundojë, me Majemin që ka epërsinë e faktorit fushë, por gjithsesi Filadelfia e tregoi veten në raundin e parë të plej ofit në NBA.
NBA, Filadelfia mund të jetë favorite për titullin me një Embijd të tillë!
Dihej që më parë se ishin të fortë, por po bindin çdo ditë e më shumë. Basketbollistët e Filadelfias janë në prag të kualifikimit për në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, duke mos e diskutuar serinë ndaj Torontos. Pas dy fitoreve në fushën e tyre, yjet nga verilindja e SHBA-së triumfuan 104-101 në Kanada, falë paraqitjes
Filadelfia fiton thellë edhe pse Hardeni shënon vetëm 12 pikë!
Diferenca në parket ishte e madhe dhe suksesi e reflektoi plotësisht këtë gjë. Filadelfia triumfoi në fushën e vet ndaj Sharlotës me shifrat 144-114, pra me 30 pikë diferencë, edhe pse që të dy yjet kryesorë nuk është se bënë gjëra të jashtëzakonshme. Xhejms Harden madje shënoi vetëm 12 pikë, ndonëse ndihmoi shokët me 13
Miluoki dhe Adetokumbo e treguan veten si kampionë në Filadelfia!
Është thënë shpesh se këto suksese vlejnë më shumë se një ndeshje. Miluoki e tregoi veten si kampioni i vërtetë i basketbollit amerikan me triumfin e vështirë, por domethënës në fushën e Filadelfias. Në fund doli 118-116, pas një lufte të fortë në parket mes atyre që janë normalisht skuadrat më të mira të Konferencës
NBA, Feniksi fiton një duel direkt për titull ndaj Fialdelfias!
Ishte një duel që mund ta shohim në Finalen e Madhe të NBA-së. Një Feniks-Filadelfia është maksimumi që mund të ofrojë basketbolli amerikan, dhe përfundoi me fitoren e Sansëve 114-104. Devin Buker ishte më aktivi i vendasve duke shënuar 35 pikë në 35 minuta, por gjithsesi atij iu desh ndihma e madhe e veteranit Kris
Embijd-Harden, mos vallë Filadelfia krijoi dyshen më të frikshme të NBA-së?!
I pari shënoi 37 pikë (23 gjuajtje të lira), kapi 9 topa në tabela, shërbeu 3 asistë, vodhi 1 top e bllokoi 4 gjuajtje. i dyti shënoi 29 pikë, kapi 10 topa në tabela, shërbeu 16 asistë, vodhi 5 topa. Këto ishin statistikat e dyshes Zhoel Embijd-Xhejms Harden, që i japin shpresë Filadelfias të jetë
Dhjetor 1961, kur “100-pikëshi” Çembërlen mahniste NBA-në!
Nëse deri 60 milionë vjet më parë, rruzullin tokësor e dominonin dinosaurët, basketbollin botëror dhe amerikan në vitet 1960-të e dominonte një “dinosaur” i veçantë, me emrin Uilt Çembërlen. Lojtari qendër, 2.16 metra shtatlartë, përveç rekordeve dhe dominimit, pasi edhe një moment kur shkëlqeu si askush tjetër. Në periudhën nga 8 dhjetori 1961 deri në