Peshëngritësit shqiptarë shkëlqejnë sërish në arenën ndërkombëtare. Briken Calja ka bërë një performancë fantastike në Batumi të Gjeorgjisë, aty ku po zhvillohet kampionati Europian i Peshëngritjes. Calja është shpallur kampion Europe në shtytje në peshën 79 kg, pasi ka arritur që të ngrejë 187 kg. Peshëngritësi shqiptar ka ngritur 153 kg në shkëputje dhe ka zënë

