Europiani i Peshëngritjes/ Briken Calja shkëlqen në Gjeorgji

Peshëngritësit shqiptarë shkëlqejnë sërish në arenën ndërkombëtare. Briken Calja ka bërë një performancë fantastike në Batumi të Gjeorgjisë, aty ku po zhvillohet kampionati Europian i Peshëngritjes. Calja është shpallur kampion Europe në shtytje në peshën 79 kg, pasi ka arritur që të ngrejë 187 kg.

Peshëngritësi shqiptar ka ngritur 153 kg në shkëputje dhe ka zënë vendin e katërt në këtë stil. Por është shpallur nën-kampion Europe në dygarësh me 340 kg të ngritura. Një tjetër rezultat fantastik për Peshëngritjen që i dhuron Shqipërisë dy medalje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

sfidanti.al